Food for Tomorrow është një iniciativë e cila synon të lidhë dhe fuqizojë të rinjtë e talentuar në Ballkanin Perëndimor dhe Suedi dhe të ndihmojë idetë e tyre të konkretizohen në projekte për një të ardhme të qëndrueshme për ushqimin.

Mënyra si ne hamë ndryshon botën. Mënyra se si veprojmë në lidhje me ushqimin na prek në çdo nivel. Dihet tashmë nga të gjithë ne që ka problematika të shumta në industrinë ushqimore. Ne kemi nevojë për ndryshime të mëdha, zgjidhje inovative që tregojnë një sistem të qëndrueshëm të furnizimit me ushqime. Ne gjithashtu kemi nevojë për mënyra të reja të të menduarit për ushqimin: si hamë, pse hamë atë që pregatisim dhe si mund të lëvizim në drejtime të reja në trajtimin e çështjeve ushqimore që ndikojnë në shoqërinë tonë.

Food for Tomorrow është një nismë 3-vjeçare e organizuar nga Instituti Suedez në bashkëpunim me të rinj të talentuar në Ballkanin Perëndimor dhe në Suedi. Iniciativa përfshin një sërë partneritetesh dhe formate ku ekipet trajtojnë sfidat e llojeve të ndryshme dhe ku pjesëmarrësit me një sërë profilesh dhe aftësish punojnë sëbashku për të zgjidhur problemet konkrete në sistemin e furnizimit me ushqim.

Emëruesi i përbashkët është angazhimi i pjesëmarrësve me çështjet e ushqimit dhe pasionin e tyre për ushqim. Qëllimi i kësaj nisme është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe demonstrimi i iniciativave lokale me potencial global.

Më 25 dhe 26 prill, ekipet nga Ballkani Perëndimor, përfshirë dhe 5 pjesëmarrës nga Shqipëria, morën pjesë në një sfidë 24-orëshe në Shkup. 27 pjesëmarrës punuan në ide inovative për të trajtuar çështjet aktuale ushqimore lokale dhe globale. Idetë më të mira te dala nga kjo sfidë 24-orëshe do të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e projekteve të tyre në 8 muajt e ardhshëm. Ky aktivitet ishte gjithashtu fillimi zyrtar i kësaj iniciative 3-vjeçare.

Në vazhdim, workshop-i i dytë u organizua në Zlatibor, pozicionuar në jug-perëndim të Serbisë në datat 1,2,3 tetor 2018. Gjithashtu në këtë event të dytë ishin të pranishëm dy pjesëmarrës nga Shqipëria.

 

Projekti synon që në vitin e ardhshëm të bëhet organizimi i tretë i kësaj iniciative në Shqipëri, falë bashkëpunimit me Institutin Suedez. Si fazë të ndërmjetme, Kantina Alimani në bashkëpunim me Swedish Institute organizon në datën 31 tetor në orën 18.00 një event për të diskutuar për ushqimin e shëndetshëm, ndërgjegjësimin dhe si mund të lëvizim në drejtime të reja në trajtimin e çështjeve ushqimore që ndikojnë në shoqërinë tonë.

 

https://si.se/en/events-projects/food-for-tomorrow/